Uncategorized

Kosova duhet urgjentisht të ofertoj ide e koncepte për Asociacionin, ndryshe, atij “çmimi” do i ngritet edhe mē tej!

1. Fakti dhe akti që qytetarë e dy komuniteteve, ende nuk e kanë saktësisht të qartë se çfarë në esencë nënkupton ideja dhe koncepti i Asociacionit (alias: Zajednicës) dëshmon më së miri se sa i manipulueshëm dhe sa paragjykues e stigmatizues është bërë ai. Në “sytë” e Beogradit (por, jo edhe qytetarëve serb të Kosovës) Asociacioni projektohet gjithnjë si një lloj “kali Troje”, përmes të cilit ai kurdo që dëshiron do të mund ta destabilizonte dhe kontestonte si shtetësinë ashtu edhe demokracinë e brishtê kosovare. Ndërkaq, në projeksionet dhe dioptrinë e Prishtinës dhe përgjithësisht politikës kosovare, Asociacioni që nga fillimi i trajtimit të tij si temë edhe si obligim shtetërorë (sepse, u nënshkrua më 2013, e u kurorëzua si obligim) u lansua dhe u projektua (duket qëllimisht!) si një lloj gogoli e rreziku cili jo vetëm që do e kërcënoj, lëndoj por, edhe dëmtoj e kontestoj shtetësinë e Kosovës, që u arrit me sakrifica e viktima të shumta civile.

2. Të dy perceptimet (si ai i Beogradit ashtu edhe ai e Prishtines) që qëllimisht u liçencuan dhe dizajnuan nga politika lokale, duket se kishin të njejtin qëllim. Ate të “mirëmbajtjes” së pushtetit! Vetëvendosja, duke e kontestuar ashpër dhe me zë voluminoz e tejet populist, arriti ta imponoj si temë e interesit nacional dhe t’i ndihmoj dukshëm edhe fitores në zgjedhjet e fundit nacionale. Partia e Vuçiqit, duke e mbajtur “online” këte tematikë, arriti ta mbaj pushtetin në dy mandate. Asociacioni, po edhe si koncept edhe si ide, në fakt më shumë është shndrru në mekanizëm presioni politik (që po e ushtron Serbia mbi Kosoven), se sa argument ekonomik ku do të përfitonin të gjithë; edhe Beogradi edhe Prishtina, por, më së shumti banorët lokal serb shqiptarë, etj.

3. Cila është zgjidhja? Zgjidhja praktike dhe pragmatike do merrete përkrahjen e duhur, sikur si Brukseli ashtu edhe Beogradi e Prishtina të ishin të interesuara të aranzhonin kompani transnacionale europiane (po pse jo edhe amerikane) që do investonin në Trepçë dhe në Ujmanë. Angazhimi i kompanive të tilla, psh. për 99 vite, do kishte domethënie interesante dhe atraktive; do neutralizohej turri i politikes serbe; do zhvillohej infrastrukturë e atillë ekonomike ndërkombëtar, ku edhe shteti i Kosovës (si pronar legal dhe legjitim) do përfitonte shumë; partive dhe shtetit të Kosoves do i hiqej një barrë e madhe politike dhe menagjuese; do dëshmohej kozmopolizmi dhe toleranca etnike fetare dhe politike e Kosoves (sepse, do punësoheshin si serb, ashtu edhe shqiptarë, turq, boshnjak e grupe tjera minore)…

Kosova duhet të bëhet gati t’i jap përgjigje adekuate si Brukselit ashtu edhe Beogradit, po edhe vetëvetës rreth natyrës dhe kompetencave të institucionit të Asociacionit. Ndryshe, kujtoj që status quoja i shkon përshtati më shumë Serbise (se fiton kohë deri sa të rehabilitohet Rusia), se sa Prishtines (e cila herdo kurdo duhet t’i hap kapitujt e integrimit).

4 thoughts on “Kosova duhet urgjentisht të ofertoj ide e koncepte për Asociacionin, ndryshe, atij “çmimi” do i ngritet edhe mē tej!”

  1. Ju përgëzoj për kurajën e mendimit analitik dhe gjykimeve sintetike. Jemi përballë diplomacisë politike ndërshtetërore dhe euroatlantike me shpejtësi të dyfishtë. Koncepti ” Asosacioni” – si pranim ë shtë shprehje e aktorit të dobët dhe si zbatim – dëshmi e marrëveshjeve hileqare. Ky përcaktim me interesa e prioritete jashtë palëve përbën aktin e turpshëm të mbajtjes nderur të mentaliteteve bastarde historikë, psikologjisë së inferioritetit absurd dhe politikës së muskujve.
    Në thelb, koncepti eshtë shkelje e sovranitetin, lirisë dhe përgjegjësisë, vetëdijes dhe identitetit kombëtar.
    Ju përshëndes.

    Liked by 1 person

Leave a comment