Opinione

Albin! Para se të ritakohesh me Grenellin, bëjë këta hapa…

1.Taksa e vënë gjatë qeverisë Haradinaj, në kohën kur u aplikua dosido ishte një armë e mjaft e fuqishme që (në bazë të “reagimeve”të mëvonshme: padyshim edhe shumë e dhimbshme) Serbisë i kushtoi jo vetëm me qindra miliona euro humbje, por edhe efekte tjera psikologjike, të cilat ende s’po mund t’i tejkalon edhe sot e kësaj dite. Sepse, u kuptua që ajo këto qindra miliona i përdorte për t’i zhbë njohjet e Kosovës nëpër gjithë botën. Ku sipas ministrit Daçiq, Serbia arriti diku mbi 16 njohje t’i shndërroj në çnjohje!? Ish opozita, tani qeveria Kurti, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të instaluar si “taksë” ndaj Serbisë, e në ndërkohë edhe duke dashur që shkaku i presionit ndërkombëtar, propozoi termin e “reciprocitetit”, me të cilin edhe garoi (edhe fitoi) si opozitë në zgjedhjet e që ikën. Është interesant që as në fushatë e as pas përfundimit të zgjedhjeve, askush nuk e pati të qartë se çka në fakt ishte oferta alternative (opozitare)e reciprocitetit ndaj asaj taksës (qeveritare).
2.Ishte e çuditshme edhe atëherë, por, edhe sot se përse, përkundër gjitha këtyre “Instituteve” qeveritare e joqeveritare që i ka Kosova asnjëri prej tyre, ende nuk na tregoj (do mjaftonte ne vija të trasha), se çka nënkupton njeriu me thjeshtë me këtë koncept. Më rastisi të “surfovati” një çikëz, nëpër fjalor në gjuhen shqipe. Bile, në këtë Fjalorin më të ri të Marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të diplomacisë (2019), gjeta që fjala reciprocitet (reciprocate) e ka më shumë kuptimin dhe domethënien e obligimit të dhënies së një përgjigje adekuate dhe në të njëjtën mënyrë, një pale tjetër. Dhe se kur i njëjti koncept, tash ngrihet dhe përdoret në cilësinë e principit (reciprocity principle) në raportet ndërshtetërore, ai po nënkuptonte; edhe një normë të ndërsjellët të reagimit nga ana e epërsisë dhe privilegjeve që shtetet ia njohin njëra tjetrës.
3.Deri këtu nga këndvështrimi ynë do ishte ok! Por, çfarë t’i bëhet Serbisë, kur ajo nuk na njeh si të barabartë me te? Dhe masën e reciprocitetit ta konteston që në start?! A ka qeveria, Plan B? Apo cili do duhej të ishte Ai Plan? Për mendimin tim sintagma e “reciprocitetit”, po tingëllon disi sikurse të ishte jo një lloj ngushëllimi apo satisfaksioni momental sociopolitik, por më tepër një lloj kundërpërgjigje e matur (edhe ndaj kërkesë amerikane për heqjen e tërësishme të taksës, në mënyrë që t’i hapet rruga dialogut Serbi –Kosovë) e peshuar, e elaboruar dhe e sistemuar deri në detaje, por, edhe e “mbuluar” me shifra, statistika dhe me parametra shkencor. Të cilët qeveria aktuale dhe opozita e tanishme, do të mund t’i përdornin pa hamendje. Por, nëse, qeveria e ka këtë ekspertizë, të studiuar nga (sidomos) këndvështrimi ekonomik dhe ai politik, do jem shumë i kënaqur. Por, çka nëse nuk ka?! Sepse, “reciprociteti” i hedhur në fushatë elektorale mund të shërbej vetëm si një lloj“karremi” dhe një lloj shpagimi momental për fituesit e zgjedhjeve, e assesi s’besoj që i njëjti mund t’i rezistoj kërkesave të kohës. Unë po flas këtu për interesat vitale shtetërore dhe kombëtare, e jo ato partiake e ideologjike. Sikur, ta kishim një Akademi si duhet kompetente kjo punë do kishte një përgjigje të qëndrueshme dhe të pafrikshme për gjithë neve. Vazhdon
4.Tani, nëse nisemi nga parimi se; prapa çdo interesi politik fshihet ai ekonomik, atëherë, duhet ta kuptojmë që edhe qëllimi i reciprocitetit aktual si ekuivalencë politike e ka masën e ndëshkimit ekonomik të Kosovës, kundruall Serbisë. Pse themi kështu? Për arsye se; mekanizmi dhe standardi i reciprocitetit, në rastin e Kosovës është përdorur deri tani vetëm si alternativë politike e vendimit mbi taksën që e kishte aplikua qeveria Haradinaj si kundërpërgjigje ndaj “odisejadës” së (mbi 16 sosh?!) çnjohjeve që i bënte Serbia nëpër botë. Ndërkaq, në fushatë elektorale si pozicionim opozitar u përdor më tepër si “karrem” joshës, dhe sidomos si eufemizëm politik për ta dhënë një alternativë ndajë ambicies serbe dhe si amnisti ndaj kërkesave dhe presioneve që vinin rreshtazi pa u ndalur, si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Brukseli për masën e taksës që e kishin vë Qeveria e PAN-it. 5.Meqë kemi Qeverinë e re Kurti, padyshim që presioni ndërkombëtar do rritet skajshmërisht (edhe për shkak të kalkulimeve zgjedhore në Serbi ne Prill dhe në SHBA-në vitin 2021), në mënyrë zgjidhja të përdoret sidomos për konsum të brendshëm. Brukseli, s’ka ngarkesa të kësaj natyre. Kjo u hetua edhe me rastin e vizitës së Borrelit, në këtë muaj. Reciprociteti ekonomik, është në fakt një “mission impossible”, duke marr parasysh që prodhimet që i ka plasua Serbia në Kosovë, janë “invazion” që edhe në kohën e taksës kanë vazhduar (duke ndërruar etiketat serbe me ato maqedone, duke kontrabanduar mallrat përmes kanaleve ilegale, etj.) në një farë mënyre të “testohen”, por pa ndonjë efekt të prekshëm. Megjithatë kur flasim për reciprocitet, nga ana e qeverisë Kurti, dorën në zemër nuk kemi ndonjë shpjegim decidiv, se çfarë në të vërtetë nënkuptohet me këtë normë, standard, apo mekanizëm sociopolitik e socioekonomik? Deri ku mund të arrijnë efektet e kësaj mase? A është i mundur reciprociteti ekonomik, pse ai politik është më elastik? Thënë më thjesht, në publik mungon një informacion për ndonjë analizë fizibiliteti rreth kësaj çështje, në mënyrë që të mund të kornizohej një lloj Plani Operacional, me objektiva të qarta, metodologji adekuate, dhe Pritjet eventuale nga ky kornizim. 6.Në sferën politike, sidomos gjasat për ta aplikuar këtë masë nga ana e Kosovës, janë pothuajse zero!? Sepse, nëse Serbia psh. me metoda tjera të sofistikuara vazhdon çnjohjet, atëherë, në ç’mënyrë Kosova do mund ta ndalonte këtë hap të Serbisë!? Ka shumë mjegullnajë, ka shumë modele, ka shumë alternativa reciprociteti, sa që duhet me skalpel të zgjedhet modeli që i përshtatet situatës sonë “sui generis”. Pastaj, ka probleme dhe vështirësi të mëdha. Bie fjala, Serbia si shtet me një shekull përvojë shtetërore ka shumë më shumë traditë destruksioni për ta kontestuar, ta penguar, po edhe ta stopuar “intervencën”eventuale kosovare. Kështu,që kjo qeveri duhet të ketë edhe Planin e daljes nga kjo situatë me shumë të panjohura. Ndryshe, presioni i jashtëm në horizont dhe ofertat kujdestare të opozitës, munden shumë lehtë ta gjejnë zgjidhjen për zgjedhjen e kësaj teme. 7.Andaj Albin! Meqë, rekomandimet për aktin dhe faktin e reciprocitetit i ke ndërtua si premtim jo vetëm elektoral por tash edhe obligim shtetërorë (ku AShAK-u, me gjithë ata “alamet” akademikë, do të duhej të paktën si obligim moral të ndihmoj), të lus publikisht që të mos nxitosh; por, para se të marrësh vendime të interesit shtetëror nisja në ndërkohë e; konsultohu që tani me ekspertët e ekonomisë, diplomacisë, politikologjisë, juridiksionit, për përvoja identike në botë; pastaj, këshillohu gjithqysh me opozitën dhe akterët tjerë relevant, në mënyrë që edhe ata ta ndjejnë “aromën” e (pa)përgjegjësisë institucionale, dhe nisin ta kuptojnë edhe “peshën specifike” të interesit të Kosovës; sigurohu, që presioni i Grenellit (Washingtonit) dhe i Laiçakut (Brukselit), që të “mirëmbahet online”, në mënyrë që të mos ketë as edhe një keqkuptim minimalist në këtë trekëndësh sociopolitik: përgatit “ushtrinë” e medieve sociale që ta interpretojnë sa më saktë, sa më shpejt dhe sa ma pa ekuivoke mesazhin tëndë qeveritar, rreth kësaj tematike. Sepse, kështu arrin që t’i minimizosh në mënyrë racionale dëmet nga sulmet që do pasojnë përmes mesazheve”fake news” …
Fadil MALOKU, Profesor Universitar, dhe Kryetar i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës (SHeSK)
Opinione

Alarm: Kosova po përgjysmohet!

1. Të gjitha indikacionet publike, na flasin se në vitet e fundit mbi 5 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës. Që nënkupton se: Kosova është në një krizë të thellë identitare, sociale,e padyshim edhe sosh ekonomike – shkaku i papunësisë megalomane dhe varfërisë kulminante jo vetëm në rajon, por, edhe në kontinent. Këto shenja krize, natyrshëm që me një dioptri sociologjike, na dalin si shumë shumëdimensionale; a. Shenjë krize dhe dyshimi në kastën politike. Kastë kjo, që në vend të misionit të çlirimit dhe emancipimit ekonomik, u orientua shumë më shumë në krijimin e oligarkëve dhe pasurimin e vetvetes; b. Shenjë dhe krizë dyshimi në ndërtimin e kapaciteteve apo institucioneve demokratike, pra shenjë dhe dyshim alarmant se përmes institucioneve euroatlantike mund dhe duhet të ndërtohet shoqëria demokratike kosovare; c. Shenjë dhe krizë dyshimi ne krejt proceset e deritanishme sociale, e sidomos ekonomike dhe do shtoja edhe shenjë krize e dyshimi në krejt Projektin e shtendërtimit në Kosovë.

2. Pra, duke u ballafaquar me një fenomen e dukuri aspak të lehtë për t’u ballafaquar institucionet e Kosovës. Shkaku se në gjithë botën e sotme, fenomeni i migrimit është evident edhe për shkak se prangat e totalitarizmit, despotizmit, dhe përpjekjeve për të kontrolluar jo vetëm sjelljet e njerëzve, por, edhe mendjet dhe veprimet e tyre në regjimet totalitare, po reduktohet gjithnjë e më shumë.

3. Në Kosovën e pa sistemuar, e pa përgatitur, e ende edhe të pa ndërtuar sa dhe si duhet për t’u bërë ballë këtyre sfidave të reja të mileniumit të dytë, rreziku nga ky fenomen që do ta quaja të nevojës së “akomodimit” social e sidomos atij ekonomik. Sepse, kjo periudhë globale emancipuese, ka kapluar gjitha shoqëritë e rruzullit. Dhe se edhe në Kosovë, dukurinë e “provokimit” të gjeneratave të reja sidomos, për një jetë më të mirë dhe padyshim edhe më hedoniste…Edhe për shkak, se ky model jetese, sot është bërë trend lokal. Kështu që gjeneratat e reja , duke u “infektuar” me sindromën e kësaj natyre dhe jetese, nuk ngurrojnë fare të zhvishen as nga nënshtetësia, që dikur për gjeneratat e vjetra ishte ideal që ia vlente edhe të sakrifikohej…

Opinione

Gjuha (“take it or leave”) e Kurtit dhe e Mustafes

Gjuha (“take it or leave”) e Kurtit dhe e Mustafes, është “gjuhë”e sikleteve “Dhe, LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer të LVV-së.

Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës okupohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por këtë që e kam okupuar mbetet i imi!?” (Isa Mustafa) Isa Mustafa, me paragrafet e mësipërme, zbulohet shumë qartë, se Ai; nuk ka qenë dhe nuk është fare politikan i shkathët, ashtu si është menduar shkaku i bagazhit dhe trashëgimisë nga fahu komunist! Këtë epitet po duket ia kanë vë ata që ose i ka pasë ky në varësi, ose që e kanë shantazhuar (me siguri për arsye të ndonjë afere, skandali, apo mozallah ndonjë…!). Sepse, s’ka asnjë logjikë e kuptim që me të vetmin pretendent për koalicion, që e ka ai në horizont të sillet dhe të përdoret gjuha tipike e sikletit dhe refuzimit Kjo “gjuha” e paragrafit të mësipër, definitivisht po na dëshmon, që;

1. Koalicioni midis Ldk-s dhe VV, ishte krejt një lojë, dhe pēr qëllim të vetêm kishte; gjetjen e njè modus vivendi, pēr ta “arsyetuar,” pamundësinë e bërjes sê “marteses” mes këtyre subjekteve.

2. Koalicioni midis Ldk-s dhe VV, ishte dhe do mbetet një improvizim për një partneritet kinse të nevojshëm (në fakt të imponuar), por, asesi të dëshiruar dhe të mundur, e të lejuar nga akterët lokal e rajonal. Të cilët qëllimet e tyre strategjike, po dëshmojnë që me këtë koalicion e kanë të pamundur t’i realizojnë…

3. Koalicioni midis Ldk-s dhe VV, duket që edhe nga partnerēt dhe miqtë tanë globalist, që nga fillimi ishte parë si një “imposibble mission”! Sepse, këtyre miqëve, thjesht u kanë mbetë do “punë” të nisura… më heret, e të pakryera ende. E që s’kanë të bëjnë fare (qysh mundet dikush të mendoj; për shtetndërtimin) as me proceset e” denacifikimit” (të serbëve në Serbi, qysh është dashur me ndodhë), e as me ato të “puritanizimit” (që do duhej të ushtrohej mbi shoqërinë kosovare), e as me zhveshjen e plote nga “fajsia” të ca politikanëve të pasluftes nga Serbia e Kosova…, por, thjesht me strategjitë, gjeopolitikën dhe rikonfigurimet e reja në rajon dhe kontinent.

Opinione

Qeveria teknike është zgjidhja për ngërçin aktual politik në Kosovë

Ndryshimi i apostrofuar dhe i premtuar parazgjedhor, përmes te cilit këto dy subjekte edhe i morën votat e shumicës relevante te qytetareve te Kosovës, në rast se s’do mund të materializohet përmes koalicionit të proklamuar VV&LDK-, e me qëllim që t’i ikim kolapsimit të edhe kësaj cope shtetësie që e kemi arritur për gjitha këto vite, pra, edhe me qëllim që mos të shkojmë në zgjedhje të reja, e të mos i zhgënjejmë miqtë tanë. Mendoj që do ishte mirë që këto dy subjekte fitimtare që e kanë fitu legjitimitetin prijatar të publikut (anipse pa legalitet social) ta marrin përsipër që të merren vesh, për një zgjidhje alternative, apo si thuhet për një PLAN B: Ku do të angazhoheshin për krijimin një QEVERIE TEKNIKE: E cila midis tjerash, për imperativ do të duhej ta kishte:

1.Pjesëmarrjen e gjitha subjekteve të certifikuara nga ana e KQZ-s, e në veçanti partitë hisedarë që e kaluan pragun zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2019.

2.Tri majat e pushtetit të bëhen në proporcion me fuqinë politike te dëshmuar ne zgjedhjet e vitit 2019 (VV,LDK,PDK,AAK…)

3.Kjo qeveri teknike, do kishte për OBLIGIM:

3.1.Të mbledhë ajkën mendimit dhe gjykimit të shoqërisë: akademike, intelektuale, mediatike, biznisore, civile, etj. në mënyrë që ti hyhet NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE (sepse, po shihet qartë, që Kushtetuta aktuale, është bë një “këmishë” e ngushtë për t’i qu përpara disa procese, që atëbotë demiurget e saj ahtisarian nuk i kishin parapa disa zhvillime

3.2.Të filloj ekspertiza e Sistemit Zgjedhor, në mënyrë që të fillohet me ndryshimin e gjitha atyre neneve dhe normave ligjore , qe nuk i rezistuan kohës. Pra, të aplikohet një sistem dinamik zgjedhor, qe është identik me atë amerikan, sidomos në zgjedhjen e Presidentit me vota qytetare

3.3.Të shqyrtoj çdo kërkese eventuale: politike apo civile publike që do vij nga cilado shtresë sociale apo komunitet politik e social i shoqërisë.

3.4.Të insistoj në një Reforme të thellë në Administratën Publike(Sllovenia psh. me gjeografi dhe demografi i ka 33.000 burokratë shtetërore, ndërkaq, Kosova me shtatë herë me e pazhvilluar se ajo i ka diku 98.000!?)

3.5.Të iniciojë vetëm një debat publik për të mundur më pastaj të krijohen kondita për një Reformë serioze e imediate në Arsim e Shëndetësi (në mënyrë që pas zgjedhjeve të reja, Qeveria e dalë të filloj t’i zbatoj taksativisht secilën pikë një nga një)

3.6.Të përgatite konditat e një Platforme gjithëpërfshirëse, pra një “Kontratë” historike me Serbinë

3.7.Ka edhe tjera…duhet identifikuar e gjurmuar ekipet qeveritare te kësaj qeverie teknike.

Opinione

Reforma në arsim duhet filloj sa më parë

Reforma në arsim duhet filloj sa më parë, ndryshe, Kosova rrezikon kolapsim në dekadën e re

 

Studentët e Kosovës, sipas të gjeturave të një studimi të thellë enoirik, që e ka bërë vitin e kaluar Shoqata e Sociologëve të Kosovës (SHeSK-s), do të duhej të bëhen sa më parë JO OBJEKT, POR SUBJEKT kryesor KREATIV në procesin e reformimit te Universiteteve. Me përvojën time të një pedagogu dhe të një eksploruesi social e politik, pra, padyshim edhe të një kërkuesi shkencor- empirik kam kuptuar se studentët tanë akoma kanë rezerva të pa arsyeshme, kur është fjala sidomos e të qenit SUBJEKT në procesin e arsimimit në Universitetin publik. Të gjeturat flasin se studentëve dhe Universitetit publik, në kuadër të këtij reformimi u duhen disa hapa konkret;

1. Studentët duhet të arrijnë dije dhe shkathtësi konkurrente për tregun e punës dhe në bazë të afiniteteve të tyre për kërkim shkencor apo punë profesionale në ekonomi, shërbime publike dhe gjithë institucionet e tjera të shoqërisë:

2. Studentet duhet të ndihmohen në përzgjedhjen, akomodimin si edhe ndërtimin e karrierës së tyre ekskluzivisht në bazë të prirjeve dhe një seleksionimi me kritere ekskluzive shkencore, në mënyrë që të ndalojmë hiperproduksionin evident që po prodhon analfabet modern:

3. Stafi i ngushtë i Rektoratit do të duhej të angazhohet në krijimin e një fondi për dhënien e bursave për student të jashtëzakonshëm, në mënyrë që ata të jenë në koherencë me zhvillimet e reja teknologjike…:

4. Studentëve duhet mundësuar në çështjen e lehtësimit të marrjes së vizave, në mënyrë që ata të kenë qasje dhe mundësi të këmbejnë përvojat me kolegët e tyre perëndimor…. Kjo ide akademike evropiane është në përputhje edhe me vizionin e Deklaratës së Bolonjes, POR që nuk është shfrytëzuar maksimalisht gjerë më tani:

5. Studentët do të stimulohen që prioritet në interesimin e tyre ta kenë cilësinë e mësimit, kushtet e mësimit dhe suksesin në studime duke vlerësuar rezultatet e veta dhe mësimdhënien si një nga autputet e rëndësishme për përmirësimin e qeverisjes në universitet:

6. Studentët, duhet të “kujdestarojnë” për largimin DEFINITIV të politikës nga Universitetet. Ata duhet ta ruajnë neutralitetin politik, në rast se e dëshirojnë një Universitet profesional e apolitik:

7. Studentët, pastaj, përmes programeve të ndryshme sociale duhet të përkujdesën për ngritjen e përgjegjësisë për mësim sistematik, pjesëmarrje në ligjërata, ushtrime, seminare debate publike etj.

8. Univeristeti i Prishtinës, duhet të marr përgjegjësit e veta dhe fillojë (sa më shpejt) në hartimin e një plani të detajizuar studimesh për minoritetet në rast se dëshiron të kultivojë kritere dhe standarde si Universitetet Evropiane. Kështu ajo do përgatitë UP-ës për kushtëzimet që tashmë janë në horizont…. nga BE-ja:

9. Univeristeti i Prishtinës, duhet të sigurojë që tash një lëvizshmëri e mësimdhënësve dhe studentëve në vijën horizontale, ku do të bëhet kyçja në rrjetat dhe programet e mobilitetit evropian:

10. Universiteti duhet të tentoj të rris koperativitetin midis studentëve tanë dhe atyre evropian, përmes programeve të ndryshme, siç janë: SOCRATES dhe ERASMUS, që u jepen vendeve në tranzicion:

11. ‘Univeristeti i Prishtinës, së fundi duhet të organizojë një studim empirik, ku do të përcilleshin të gjitha programet studimore. Për këtë qëllim do të duhej të organizon tri tipe evaluimesh:

(1. përcjelljen e studimeve sistematike të studentëve të Universitetit:

2. anketimin e studentëve pas përfundimit të studimeve bachelor:

3. anketimin e studentëve që tashmë kanë filluar të bëjnë karrierë publike…

Opinione

Pakënaqësia sociale po rritet shkaku i frustrimit 1. Problemet sociale dhe ato ekonomike në Kosovë, janë tema që vazhdimisht po thellohen dhe po tendosen pandalur. Dhe atë duke krijuar një distancë të lartë klasore e shtresëzuese, midis shumë të pasurve (ose mbi: 0.1%) dhe të shumë varfërve (ose mbi: 23%). 2. Kjo distancë klasore dhe shtresëzimi social, në të ardhmen nëse nuk i rrimë gati si shoqëri dhe si shtet mund të prodhojë shumë lehtë situata të pakëndshme acaruese. Është fatlume që deri më tani, ky ashpërsim i panatyrshëm dhe shumë dinamik midis këtyre shtresave, nuk prodhoi ndonjë rebelim e konflikt social…! 3. Natyrisht, ashpërsimi nuk prodhoi buntin apo edhe ndonjë rebelim të fuqishëm vullkanik social fal “shkathtësisë” (lexo: manipulimit!)së klasës politike, që i zëvendësoj tezat e problemeve sociale (varfëria dhe hendeku i rritur social) me tezat dhe shqetësimet politike (asociacioni, demarkacioni, taksa, faksioni në LV, etj.) Pra, rebelimi nuk ndodhi edhe nga shkaku qytetarëve kosovar iu imponuan përmes “infuzionit të karotës”, agjenda e tema nga më të ndryshme politike që në fakt ishin më shumë të interesit të miqve kontinental e global, se sa tonat. Qeveria në ardhje, duhet ta ketë shumë parasysh këtë indikator, ndryshe frustrimi dhe akumulimi i pakënaqësisë mund të shpërthej dhe të kthehet në bumerang…

Pakënaqësia sociale po rritet shkaku i frustrimit

1. Problemet sociale dhe ato ekonomike në Kosovë, janë tema që vazhdimisht po thellohen dhe po tendosen pandalur. Dhe atë duke krijuar një distancë të lartë klasore e shtresëzuese, midis shumë të pasurve (ose mbi: 0.1%) dhe të shumë varfërve (ose mbi: 23%).
2. Kjo distancë klasore dhe shtresëzimi social, në të ardhmen nëse nuk i rrimë gati si shoqëri dhe si shtet mund të prodhojë shumë lehtë situata të pakëndshme acaruese. Është fatlume që deri më tani, ky ashpërsim i panatyrshëm dhe shumë dinamik midis këtyre shtresave, nuk prodhoi ndonjë rebelim e konflikt social…!
3. Natyrisht, ashpërsimi nuk prodhoi buntin apo edhe ndonjë rebelim të fuqishëm vullkanik social fal “shkathtësisë” (lexo: manipulimit!)së klasës politike, që i zëvendësoj tezat e problemeve sociale (varfëria dhe hendeku i rritur social) me tezat dhe shqetësimet politike (asociacioni, demarkacioni, taksa, faksioni në LV, etj.) Pra, rebelimi nuk ndodhi edhe nga shkaku qytetarëve kosovar iu imponuan përmes “infuzionit të karotës”, agjenda e tema nga më të ndryshme politike që në fakt ishin më shumë të interesit të miqve kontinental e global, se sa tonat. Qeveria në ardhje, duhet ta ketë shumë parasysh këtë indikator, ndryshe frustrimi dhe akumulimi i pakënaqësisë mund të shpërthej dhe të kthehet në bumerang…

Opinione

Ngërqi politik, momentum artificial dhe i panevojshëm

Ngërqi politik, momentum artificial dhe i panevojshëm🤔!
1. Unë kete ngerq nuk e shoh si gatishmēri per të shkuar ne zgjedhjet e reja, e as për ndonjë plan tjetër rezervē B. Sepse, thjesht si të tillë s’ka.
2. Arsyet e vetme për mos shkuarje s’janë vetëm penalltitë (morale, por, edhe ato politike) dhe ndëshkimet e elektoratit racional, i cili Ldk-n, mund ta dënoj ashpër shkaku jogatishmërisë për “kompromise”.
3. Por, në kalvarin e ndëshkimit moral (jo edhe aq politik) s’mund të amnestohet as LVV-. Dhe ate, jo për ndonjë shkak tjetër, sa shkaku i naivitetit dhe jodjallēzisë pēr ta finalizuar qeverisjen me “rugovistët” e djallëzuar!

Opinione

Këshillë për Albin Kurtin e Isa Mustafen; koalicionin Ldk -VV e (mirë)mbani veç përmes koncesioneve…

(Apo ky koalicion, më primar duhet ta ketë koncesionin në politikat sociale, se sa në “llukun ideologjik” të politikëbërjes)

1. Ata që dyshojnë në koalicionin ideologjik antipod, apo ndryshe të shquar edhe si të panatyrshëm dhe si koalicion “centaur” midis LDK-s dhe VV, duhet thënë se kriteri i vullnetit të mirë, e sidomos ai i nevojes së specifikimit të procesit të shtetndërtimit, është shumē më i fuqishëm se sa ai i ideologjisë dhe ndasisë! Tekefundit, përvoja postmoderne njeh shumë raste të koalicioneve, me këso pretendimesh. Shembulli gjerman, na dëshmon se si CDY/CSU arrijtēn të qeverisin pa pengesa serioze, me Gjermaninë që nga viti 2013 e këndej. Nē këtë megaloshtet, ideologjitë (liberale,konservatore, e socialdemokrate) nuk ishin pothuajse fare pengesa serioze në qeverisjen e vendit dhe në qeverisjen kontinentit!

2. Bile ky koalicion “joparimor”, në krye me kancelaren A.Merkel përveç ndryshimeve dhe suksesit në qeverisjen shtetërore gjermane, solli edhe ndryshime në nivelin kontinental. Pra, në BE-ane, aty ku asnjë vendim krucial për të ardhmen e Projektit dhe arkitekturës evropiane, as që mund të imagjinohet më pa “fjalën” e gjermanëve, përkatësisht zonjës në fjalë. Elementi fundamental, apo ai “terreni kryesor” qē do e kultivoj si neutralitetin ashtu edhe respektin midis Ldk-s dhe VV në mandatin që po e presin të gjithë, padyshim që duhet kërkuar ekskluzivisht tek politikat sociale. Sepse, ideologjikisht si Ldk-ja ashtu edhe VV-ja janë ende të pa kornizuara dhe të padefinuara sa duhet si me koherencën e zhvillimeve globale, ashtu edhe procesin e transicionit, që është ende prezent në Kosovë. Ashtu që që të dyjat me “kompromiset” e duhura dhe të arsyeshme (sikurse CDU/CSU), të spostohen (faktikisht; të lëvizin kah qendra) gradulisht kah ai “mesi i artë ariatotelian”, në mënyrë që të kenë mundësi ta ushtrojnē “ndryshimin”e pritur elektoral!

3. Tekefundit, pothuajse gjitha qeverite e pasluftës në Kosovë ishin me programe e ideologji të deklaruara si “të panatyrshme”! Dallimi i vetëm, tani qëndron që keto dy subjekte si LDK-ja e VV, po na thonë qē janë më të profilizuara. Ok. Nëse është ashtu, keni pra mandatin e sovranit, urdhëroni e ushtrone në pragmatizëm këtē jodetyrim, sociopolitik. Albin Kurtin, si kryeminister në ardhje s’do duhej fare ta shqetësonte ky “fakt” formalisht i pa takt, edhe për një arsye të thjeshtë; se më të rëndësishme nē perspektivën qē po hyjmē janē proceset shtetndërtuese, se sa “lluku” ideologjik! I cili në rastin e Kosovës duhet të pret të profilizohet tek në dekadën e radhës…

Opinione

Edhe shqiptarët e Maqedonisë duhet ta refuzojnë “minishengenin” e Vuçiqit dhe të Edi Rames!

Edhe shqiptarët e Maqedonisë duhet ta refuzojnë “minishengenin” e Vuçiqit dhe të Edi Rames
Projekti i Minishengenit (si dublifikim i CEFTA-s) që s’ështē as made in Europe, e as made in Usa, por kryekput Projekt dhe ide pansllave, me “kumbarët” Aleksandër Vucic dhe Edi Rama, midis shumë qëllimeve djallëzore, ka edhe këto;
1. Ta margjinalizoj edhe më shumë Kosovën, nga mekanizmat rajonal dhe sidomos ata kontinental e global. Duke e mbajtur ate edhe më tej nën kontrollin dhe monopolin: juridik (de jure; në Preambullē të Kushtetutës serbe ende figuron Kosova pjesë integrale e Serbisë!); politik e ekonomik serb.Ta dërmoj duke e defaktorizuar; strategjikisht (ëndrra për dalje në deti ende është e gjallë, ku kanë ndryshuar vetëm metodat dhe mjetetet) dhe; ekonomikisht (duke tentuar që në emër të tregut dhe qarkullimit të lirë, të monopolizoj pasuritë mbitokësore /që ka të bëjë me turizmin/dhe ato nëntokësore. Tjetër, Shqipëria de facto dhe de jure e certifikon Serbinë, ndërkaq e margjinalizon Kosovën, duke e bërë ate “zorrë qorre” në mënyrë që shumë më lehtë tw gllabëroj ekonomikisht ate dhe resurset e saja.
2. Ta dobësojë me pozicionime fillestare Kosovën në marrëveshjen finale që supozohet të arrihet me Serbinë. Tani, historia e ndodhur, ku Kosova ka pase një përvojë të hidhur me “minishengenin” e ish Jugosllavise, ku Kosova gjatë gjithë kēsaj “martese” ishte; 7 herë më e pazhvilluar se sa Sllovenia; 6 herë Kroacia; 5 herë Serbia…Llogaritë plus edhe shkatërrimet e luftës së ndodhur në vitin 199, ku me siguri ky raport me Serbinë ēshtë thelluar dukshëm.. dhe do kuptohet esenca e ngurrimit dhe rezervave që duhet t’i bejē Kosova, ndajë kurthes së qiajtur minishengen Ballkanik!?
3. Shqipëria s’duhet harruar që me Kosovën ka nënshkru një Marrëveshje, ku ajo merr shumë nga obligimet e mirëmbajtjes sē politikēs së jashtme. Ideja e minishingenit në fakt nuk ēshtē veç një lloj klubi debatik, ku do farkohet imazhi i rrejshem se gjëja shqiptaret “nga i gjithë rajoni do jenë të bashkuar” dhe nē një ambient të ri gjëja social, politik, ekonomik e kulturor. Por, edhe një “menagjer” i sofistikuar socioekonomik që do kontrollohej ekskluzivisht nga Serbia, dhe padronēt e saj Rusia e Putinit. Andaj as partitë shqiptare në Maqedoni, s’do duhej asesi të vetmuara ta Pranojnë një Projekt të tillē… gjithësesi; antishqiptar! Ngase, shqiptarëve politikisht, dielli duhet t’u lind kah përëndimi (BE, USA), e jo kah lindja ( Rusia e Evroazia).

Opinione

A duhet Lista “Srpska” me qenë pjesë e Qeverisë Kurti?

A duhet Lista “Srpska” me qenë pjesë e Qeverisë Kurti

1. Retorika e fundit serbe, rreth gatishmërisë për “t’u risakrifikuar, në altarin e “djepit, dhe Jerusalemit të vet” (kështu e ka identifikuar ish politika millosheviqiane, Kosovën!), pra, “djepit” me gjithsej 3/4% serb (!), është edhe një blof i radhës, jo për të dëshmuar gatishmërinë e vetë të njëmendët luftarake, por, për ta;
a. përforcuar pozicionin e saj politik dhe diplomatik, karshi presionit të Brukselit dhe Uashingtonit në negociatat që priten të fillojnë, për ta;
b. futur (e më pastaj edhe për ta fituar) në agjendë protokollare, idenë e ndarjes së veriut me mjete paqësore, si edhe për ta;
c. ritestuar e ridëshmuar prezencën e hegjemonisë ruse në Ballkan, që tashmë është në ekspanzion e sipër edhe në nivel kontinental e global.

2. Fatkeqësisht, nga Qeveria në ikje kosovare nuk kemi parë as edhe ndonjë shqetësim të theksuar koncentrik e të duhur rreth kësaj problematike. Ajo, duket që akoma gjendet në “festimin” e vetëkënaqësisë, dhe përshtypjes së trashëguar nga paslufta, se për këto tema “madhore” duhet të priten instruksione, rekomandime, e këshillime nga partnerët tanë strategjikë (eufemizëm për Uashingtonin)! Në ndërkohë, as nga Qeveria në ardhje nuk po hetoj ndonjë; projekt hipotetik, kornizë bazike, apo edhe ndonjë interesim të theksuar (përveç idesë publike të Albinit, të margjinalizimit” të Lista “Srpska”) për t’ia lidhur kryet këtij defekti të theksuar politik! Apo kjo do debatohet me LDK-në, pas ndonjë marreveshjeje për reduktimin e ministrive.

3. Duket që gjithë kjo indiferencë e jona qeveritare, ka të bëjë edhe me hendikapin e saj fillestar të krijimit, e i cili do e përcjell edhe qeverinë në ardhje të Kurtit. Ngase, brenda gjykimeve dhe vendimeve afatgjata strategjike për shtetëndërtimin, Kosova edhe më tej do bartë në “barkun” e saj (“kalin e Trojës”!) pasojat e obstruksionit irracional të Lista “Srpska”. Të cilët ani pse, hisedar jomeritor dhe pengues aktiv në procesin e shtendërtimit të Kosovēs, asnjëherë nuk deshtën të bëhen qytetarë normal të Republikës. Tani, mendoj që duhet testuar sjelljet e tyre me faktin dhe aktin e e të mosqenit të Lista “Srpska” pjesë qeveritare. Ata duhet të zgjedhin midis obstruksionit irracional, dhe aktivizimit social. Ideja e Albinit, besoj që nuk do krijojë pretekste tjera shtesë për ta fuqizuar opsionin B (të nevojës për asociacionin), por, argumente për nevojën e pjesëmarrjes së tyre aktive në procesin e shtetndërtimit të Kosovës…Por, kjo ide duhet të analizohet nga të gjitha këndet, në mënyrë që të kemi një pasqyrë reale të (mos)kyçjes së saj në qeverinë Kurti.