Këshilla, Këshilla studentëve, Opinione

Çka nënkupton Liberalizmi? Ose cila është koha në të cilën po jetojmë?

(P.S. Ky tekst u dedikohet studentëve dhe gjithë atyre që nuk pritojnë të lexojnë)
1. Termi me i përfolur dhe me përdorur ne vendet e tranzicionit në dy dekadat e fundit, si në diskurse socio-politike ashtu edhe në ato akademike, e sidomos ato ekonomike dhe sosh kulturore, padyshim është ai i liberalizmit, pra konceptit i cili fill pas rënies se murit të Berlinit, me ndihmën e mediave globale imponoi sundimin e vetë të tregut të lirë në secilin cep të botes, e në veçanti në vendet postkomuniste.

2. Duke ridizajnuar arkitekturën shoqëroro-politike dhe sidomos atë ekonomike të këtyre vendeve në emër të lirisë së pakontrolluar, ky koncept arriti të fascinoi dhe përvetësoi si fshatarin, ashtu edhe punëtorin, si politikanin ashtu edhe shkencëtarin,etj. me logjikën (ende të pamësuar e gjithsesi edhe të papregaditur) të konsumit!.

3. Liberalizmi, në fakt qeverisjen me ndërmarrjet e zëvendësoi me sundimin mbi ndërmarrjet. Punëtorët e deridjeshëm u shndërruan në burime të zëvendësuara të punës, pastaj përveç që e kufizoi ndikimin e shtetit në procesin e prodhimit dhe të këmbimit, ai në fakt e pamundësoi ekzistimin e sindikatave të punëtorëve si avokate të drejtave, e sidomos bashkëpunimin midis shteteve, sidomos në ato sfera apo çështje që kishin rëndësi dhe peshë lokale, rajonale e sidomos sosh globale…

Këshilla studentëve, Opinione

Tranzicioni dhe (proto)demokracia shqiptare ne Ballkan

(Nga arkivi)
” Vetmia është më e mirë se shoqëria e keqe, ndërsa shoku i mirë është më i mirë se vetmia. Marrëveshja për të mirë është më e dobishme se heshtja, por heshtja megjithatë është më e mirë sesa marrëveshja për keq…”
1.  Fillet e procesit te tranzicionit dhe logjika e tij e veprimit social
Në shumicën vendeve të sotme që dolën nga sistemi etatist (e padyshim edhe ai vetëqeverisës) koncepti i tranzicionit është detyrimisht pothuajse termi me i përdorur dhe më i përfolur si nga diskurset politike, ashtu edhe ato ekonomike, sociale e domosdoshmërish edhe nga ato kulturore. Në këto diskurse na ka rastisë që ky termë nga njerëzit jo kompetent e do shtoja edhe sish tjerë më shumë përpëliten të fokusojnë interesimin e tyre ideologjikë, se sa vetë aktin e shpjegimit shkencor. P.sh. nga ekonomistët, na ka rënë shpesh të dëgjojmë se si përdorimi i këtij termi më shumë ndërlidhet me periudhën kaluese apo proceset transformuese që evidentohen me ardhjen e demokracisë në vendet dhe shtetet postsocialiste, ndërkaq nga politikanet te ndërlidhet me proceset e konsolidimit te pluralizmit, sundimit te ligjit, lirise se medieve, etj. Gjersa tek sociologët sa kam vënë re termi me tepër u adresohet fenomeneve dhe dukurive që zakonisht e përcjellin këtë gjendje të gjithëmbarshme sociale ku sfera e vlerave deviante konsistohet me tepër si pasojë se sa ndonjë shkak i vetë procesit ne fjale  që lind si nevojë dhe si aspiratë sociale, ekonomike e kulturore e një vendi apo shteti.
Duke mos dashur të krijojë një distancë mediokrit me këtë dukuri më duhet t’i adresohem shpjegimeve të shumta sociologjike që lidhur me këtë proces kanë shkruar dhe kanë debatuar “pamëshirshëm” nga shumë këndvështrime. Pra, do t’i adresohem këndvështrimit të sociologjisë amerikane, nga e cila mund të kuptojmë shumë çka si nga specifikat ashtu edhe nga natyra e organizimit shoqërorë, pastaj vlerësimet e ekspertizat profesionale që dolën nga shoqëritë dhe shtetet që i kanë kaluar apo ende janë duke i kaluar “ethet” e këtij procesi.
2. Tranzicioni shoqëror (social transition) si proces transformues
Atëherë, nëse dëshirojmë të japim ndonjë diagnozë të bazuar në përvojat e vendeve tjera padyshim që duhet të nisemi nga një fakt i thjesht, se me këtë proces nënkuptojmë para së gjithash kalimin apo dukurinë e transformimit prej një gjendje të caktuar apo një status quoje të caktuar sociale, pastaj sosh politike, ekonomike dhe gjithsesi kulturore, etj. në një gjendje tjetër të re dhe të panjohur gjerë më tani për atë vend apo shtet. Ky do të ishte një përkufizim i përgjithshëm dhe në vija të trasha për tranzicionin. Mirëpo, në ndërkohë në kuadër të këtij procesi të gjithëmbarshëm transformues shoqërorë, është interesant të identifikohen edhe disa procese tjera që në nënsisteme të këtij procesi ndodhin apo shfaqën varësisht nga specifikat dhe mentalitetet e shoqërive që e fillojnë dukurinë e ndryshimit. Kështu që secili vend apo shtet i udhëhequr sipas kësaj logjike dhe metodologjie tipike sociologjike, mund të themi se i nënshtrohet një formatizimi tjetër të “refuzimit” apo “pranimit” të vlerave të reja që i “ofron” procesi në fjalë. Mundë të ndodhë që vendet apo shtetet postsocialiste p.sh. që kishin një liri më të kufizuar (si ato staliniste) të shprehjes, mendimit dhe veprimit social të prodhojnë vështirësi nga më të ndryshmet, por mund të ndodhë edhe anasjelltas që vendet me një back graund më liberal këto vlera jo vetëm t’i pranojnë më lehtë, apo edhe t’i “përpijnë” siç po ndodhë tani rasti me shoqërinë shqiptare në të dy anët e kufirit! Një temë kjo tejet  interesante për t’u elaboruar
3. Si e percepton sociologjia amerikane tranzicionin?
Në sociologjinë bashkëkohore amerikane, ky termë apo ky koncept përdoret kryesisht për të ilustruar vendet dhe shtetet të cilat akoma se kanë arritur stadin e një vendi apo shteti me plotësi i cili e fuqizon demokracinë neoliberale. Meqë, dilema e shprehur në përmbajtjen e këtij koncepti është esenca e të kuptuarit të vetë termit apo vetë dukurisë së ndodhur në shoqëritë e sipërpërmendura, atëherë kujtoj që me “faktin” Dirkemian të tranzicionit duhet të nënkuptojmë aludimin në ndryshimin e sistemit ekzistues totalitar, pra regjimeve jo demokratike që i shfrytëzuan të gjitha format e mundshme të eksploatimit të qytetarëve të tyre, në sisteme demokratike, ku: vlerat e pluralizmit, mediave të lira, sundimit të ligjit si edhe mënyrës së qeverisjes me njerëz …janë dëshmitë e gjertanishme më të argumentuara  në kuptimin e implementimit në jetën praktike. Tani nëse kërkojmë ndonjë histori të kësaj dukurie atëherë padyshim duhet pajtuar që ky termë për herë të parë është përdorur për të shënuar raportet sociale dhe ato politike në Amerikën Latine e më pas në Evropën Jugore, e pas vitit 1989 edhe në Evropën e mesme, atë lindore dhe juglindore dhe në fund edhe në të ashtuquajturin Ballkan Perëndimor (që përfshinte kryesisht ish republikat jugosllave, tani shtete të pavarura pothuajse të gjitha me radhë).
Kur është fjala tek Ballkani Perëndimor, në shkrimet e mëhershme kemi theksuar që sociologjikisht dhe padyshim politikisht ky term tani në gjeostrategjinë dhe në demografinë oficiele rajonale dhe atë globale, përfshinë plus Shqipërinë e minus Sllovenin. Është kështu, edhe për shkak të shumë shkaqeve që tani s’është vendi dhe koha t’i elaborojmë, ngase adresimet pro et contra janë me bollëk në këtë drejtim.
Por karakteristikat më të prekshme që e fuqizojnë peshën dhe rëndësinë e këtij procesi padyshim që janë edhe ato që ndodhin apo të paktën kanë ndodhë në ish vendet postsocialiste (nuk po e përdori termin postkomuniste: shkaku se asnjë vend në bote s’ka qenë në fakt komunist) që në fakt ishin jodemokratike edhe me formë edhe me përmbajtje, e që kanë të bëjnë kryesisht me sferën e ekonomisë.
4. Perceptimi sociologjikë mbi tranzicionin
Pra kalimi nga një formacion ekonomiko-politik(do e shtoja edhe atë ideologjikë) me një ekonomi tipike centraliste, së bashku me një ushtri partiake tejet monolite përmes centralizmit demokratik (siç e shquante p.sh. socializmi vetëqeverisës mënyrën e vendimmarrjes) në një ekonomi të tregut, ku përmes rregullave të reja të lojës: instalohet pluralizmi, prona private, ngritën kompanitë e reja të dalura nga logjika e konkurrencës që i menaxhon shteti në fillim, është një pistë e duhur shkencore sociologjike për të kuptuar më mirë perceptimin mbi trazicionin.
Kuptimi më i ndërlikuar apo edhe më kontrovers në fakt i tranzicionit, mund të elaborohet në rast se skalpeli i një sociologu të vëmendshëm do të mund të arrinte të zbulonte proceset e shndërrimeve të thella strukturore të proceseve nënsistemore. Pra, tyreve proceseve të cilat e ilustrojnë më së miri dhe më së qarti procesin e bartjes apo ndryshimit edhe të strukturave kompetente të sistemeve sociale, politike, ekonomike e sidomos atyre kulturore. Ndryshe, të kuptuarit është i mangët dhe si i tillë edhe mund të sjellë reperkusione të natyrës ideologjike dhe keqkuptime të ndryshme: si janë ai i improvizimit për gjëja ndërtimin e kapaciteteve dhe institucioneve tipike demokratike, ashtu siq fitohet përshtypja e disa vendeve dhe shteteve të rajonit.
Gjithashtu, në këtë “erskuzion sociologjik” për këtë proces shumëdimensional duhet tërhequr vëmendjen edhe tek sjelljet e mentaliteteve të vjetra sociale, të cilat nga përvoja e vendeve të Evropës Lindore dhe të asaj Jugore, gjithnjë janë dëshmuar si një pengesë tejet serioze në konsolidimin e demokracisë dhe vlerave që i riprodhon ajo me aktin e instalimit në një vend postsocialist. Reperkusionet e dalura nga këto mentalitete sot janë bërë një ndër faktorët domethënës në pushtimin e hapësirave të reja që i ofron fenomeni i globalizimit dhe ai i integrimeve rajonale e globale.
5. Tranzicioni në Shqipëri më i dhembshëm
Përvoja na ka dëshmuar në këto vende (sidomos në ato tipike staliniste, ku edhe Shqipëria padyshim radhitet ndër to) se procesi i transformimit të aparatit shtetëror psh. nga një Leviatan “kompetent” për të ushtruar dhunë(ashtu e projektonte diskursi marksist këtë aparat) ndajë pjestarëve të vetë, në një servis publik për qytetarët e vendit ka qenë tejet i dhimbshëm dhe tejet i ngarkuar me stereotipi ideologjike. Gjë që ka bërë që edhe sot e kësaj dite, disa nga këto projeksione e stereotipi të shfaqën herë pas herë me dimensione camë të sofistikuara edhe në aulën e parlamentit shqiptar. Kjo dukuri e hijes së stereotipive ideologjike, pa mëdyshje mund të shpjegohet edhe si pasojë e mungesës së shkatërrimit definitiv të autoritetit totalitar dhe kujtojë kontestimit të proceseve zgjedhore së bashku me reformimet në nënsistemet e shprehura në fushat e ekonomisë, ato sociale dhe padyshim ato në sferën e kulturës. Edhe Kosova, në këtë drejtim do thosha s’bënë ndonjë përjashtim të theksuar.
Tranzicioni si akt dhe si veprim social, ekonomik e politik, pa dyshim që ka për mision dhe imperativ edhe përgatitjen e atyre vendeve dhe shteteve në minimizimin e faktorëve joekonomikë dhe atyre politik, në mënyrë që faktorët tjerë ekonomike dhe përgjithësisht ata ekonomik të jenë agjentë vendimtarë në krijimin e mirëqenies së qytetarëve të vetë.
Kësaj periudhe kalimtare gjithsesi i takon “merita” për vazhdimin e “bashkëjetesës” së mëtejmë me identitetin kombëtarë që kur të analizohet nga pozicioni ynë na del se kosovarët në mungesë të ndërtimit të identitetit shtetërorë, identitetin kombëtar e ndjejnë shumë më të natyrshëm dhe më të freskët se sa bie fjalë vendet dhe shtetet që në një mënyrë ishin “ngopë” me këtë nevojë!. Produkte tjera të kësaj periudhe padyshim janë edhe rritja e ksenofobisë, keqpërdorimet dhe korrupsioni në sferën e privatizimit që po i përcjellë të gjitha vendet me afera dhe skandale të ndryshme, si edhe ndryshimet thelbësore në sferën e shtresëzimit social (në ,mënyrë tërësisht të panatyrshme(!)për çka kemi tërhequr vërejtjen në shkrimet e mëhershme) që katapultuan një shtresë të re të pasurve në mënyrë jo meritore(!?), pra jo duke hy në një konkurrencë lojale me rregulla dhe parime të njohura  dhe të verifikuara nga përvoja e vendeve dhe shteteve me një traditë të gjatë demokratike.
Dukuria e tranzicionit meqë tani po kualifikohet dhe nënkuptohet si një periudhë kalimtare…sipas mendimit të shumicës së sociologëve merr fund, vetëm me krijimin e parakushteve për: medie të lira,  zgjedhjen e një qeverie të lirë demokratike, pastaj me ushtrimin e një pushteti ligjdhënës me formacione ekzekutive, si edhe detyrimisht me instalimin e një gjyqësori të lirë të pavarur nga politika dhe komplekset ideologjike të së kaluarës.
6. Protodemokracia Kosovare dhe demokracia si diktaturë e ligjit
Termi që më së shumti me gjysmë zëri shqiptohet në qarqet akademike, por jo edhe gjithaq në ato politike është padyshim ai i shquar dhe i identifikuar si  protodemokraci (proto-democracy). Termi në fjalë më së miri ilustron statusin: social, atë ekonomikë, e sidomos atë kulturorë të një vendi apo shteti që është në përpëlitje e sipër në ndërtimin e kapaciteteve dhe institucioneve të reja demokratike. Pra, thënë më thjeshtë tentativa për t’i instaluar vlerat e reja jo vetëm në formë improvizimi ashtu siç zakonisht ndodhi apo të paktën po ndodhë në disa vende që janë duke përjetuar akoma“ethet” e kësaj periudhe, por edhe në përmbajtje dhe esencë të përvojës nga vendet me një traditë të dëshmuar demokratike perëndimore.
Këtë tip mund ta hasim në vendet e Evropës Lindore dhe ta asaj Jugore, por gjithsesi në këtë kuadër duke përfshirë edhe pjesën e Ballkanit Perëndimor, pra edhe neve si Kosovë. Do cekur që ani pse këto vende posedojnë atë“ikonografinë” e nevojshme institucionale siç janë: kuvendi, sistemi pluralist politik, pastaj bazën e qeverisjes përfaqësuese, së bashku me mekanizmat e organizimit të zgjedhjeve të lira, dhe procedurat gjyqësore, së bashku me korpusin e mediave të lira, ato prapëseprapë s’mund të themi se janë vende apo të paktën që akoma shquhen si vende në kuptimin e plotë demokratike. Themi s’janë demokratike, apo nuk na bindin se janë tamam tipike demokratike edhe për faktin se nuk përfaqësojnë akoma limitet e normave dhe të vlerave, pra parimet fundamentale të mundësive të barabarta të llogaridhënies, përgjegjësisë dhe transparencës në shumicën e sferave të jetës shoqërore, politike, ekonomike e sociale. Pra shkurt, demokracinë si një diktaturë të ligjit që respektohet nga të gjithë, pa hetuar dallime: racore, etnike, ideologjike, fetare, gjinore, etj.
7. Demokracia në Kosovë akoma një synim
Kosovës, kur t’i shtojmë edhe mbikëqyrjen strikte nga ana e faktorit ndërkombëtar apo nga qendrat e vendosjes globale, kuptojmë se ideja e instalimit të demokracisë së mirëfilltë, në realitet është apo mbetet akoma vetëm një synim e dëshirë e qytetarëve të saj, edhe për faktin se shumicën e vendimeve të rëndësishme jo vetëm për sigurinë, gjyqësinë, pastaj rendin etj. , nuk i bien vetëm qeveritarët e zgjedhur me votën e lirë, por edhe qendrat tjera globale që janë duke e menaxhuar gjithë procesin e instalimit të këtij sistemi në këtë pjesë të rajonit.
Kështu që për rastin e Kosovës, për të ilustruar këtë lloj apo tip demokracisë, termë me adekuat se termi i protodemokracisë tani për tani unë nuk mund të themi se kemi. Kjo është e kuptueshme dhe kujtojë e pranueshme edhe për një arsye tjetër, se: Kosova, de facto dhe de jure në një mënyrë apo si shumica e vendeve të dalura nga ish sistemi postsocialist, nuk kishin ndonjë përvojë të gjatë dhe të theksuar (e për të mos thënë asfare) në ndërtimin e kapaciteteve dhe institucioneve të reja demokratike.
Gjithashtu, duhet cekur që sot në shumicën e rasteve në diskurset politike, por edhe ato shkencore sociologjike mund të dëgjojmë edhe për terma tjerë ilustrativ për gjendjen dhe statusin sociale, politik, ekonomik e kulturor të vendeve  që kanë filluar të ndërtojnë apo i kanë përfunduar së ndërtuari institucionet e reja demokratike. Më së shpeshti nga kjo terminologji do shtoja përdorën termat dhe konceptet tashmë të njohur ndër qarqet akademike, si janë ato mbi një:  “demokraci të brishtë” , “demokraci të kontrolluar” , “demokraci të pakonsoliduar”, “demokraci fillestare”, “demokraci e tranzicionit”, demokraci pa “demokraci” , “demokraturë”…etj.
Këshilla studentëve

Këshilla studentëve: Bëhuni subjekt, jo objekt!

(Nga arkivi)

Studentët e Kosovës, për gjykimin tim sociologjik do të duhej të bëhen JO OBJEKT, POR SUBJEKT kryesor KREATIV në procesin e reformimit të Universiteteve. Me përvojën time të një pedagogu dhe të një eksploruesi social e politik, pra, padyshim edhe të një kërkuesi shkencor- empirik kam kuptuar se studentët tanë akoma kanë rezerva të pa arsyeshme… kur është fjala e të qenit SUBJEKT në procesin e arsimimit në Universitetet tona publike?!
Për këtë shkak UNIVERSITETETVE PUBLIKE KOSOVARE në kuadër të këtij reformimi (nëse jeni dakord Ju të nderuarit koleg të mi, nga të gjitha profilet ) u propozojë 11 pika që mendojë se duhet fuqizohen më tej:
1. Studentët duhet të arrijnë dije dhe shkathtësi konkurrente për tregun e punës dhe në bazë të afiniteteve të tyre për kërkim shkencor apo punë profesionale në ekonomi, shërbime publike dhe gjithë institucionet e tjera të shoqërisë:
2. Studentet duhet të ndihmohen në përzgjedhjen, akomodimin si edhe ndërtimin e karrierës së tyre ekskluzivisht në bazë të prirjeve dhe një seleksionimi me kritere ekskluzive shkencore, në mënyrë që të ndalojmë hiperproduksionin evident që po prodhon analfabet modern:
3. Stafi i ngushtë i Rektoratit do të duhej të angazhohet në krijimin e një fondi për dhënien e bursave për student të jashtëzakonshëm, në mënyrë që ata të jenë në koherencë me zhvillimet e reja teknologjike…:
4. Studentëve duhet mundësuar në çështjen e lehtësimit të marrjes së vizave, në mënyrë që ata të kenë qasje dhe mundësi të këmbejnë përvojat me kolegët e tyre perëndimor…. Kjo ide akademike evropiane është në përputhje edhe me vizionin e Deklaratës së Bolonjes, POR që nuk është shfrytëzuar maksimalisht gjerë më tani:
5. Studentët do të stimulohen që prioritet në interesimin e tyre ta kenë cilësinë e mësimit, kushtet e mësimit dhe suksesin në studime duke vlerësuar rezultatet e veta dhe mësimdhënien si një nga autputet e rëndësishme për përmirësimin e qeverisjes në universitet:
6. Studentët, duhet të “kujdestarojnë” për largimin DEFINITIV të politikës nga Universitetet. Ata duhet ta ruajnë neutralitetin politik, në rast se e dëshirojnë një Universitet profesional e apolitik:
7. Studentët, pastaj, përmes programeve të ndryshme sociale duhet të përkujdesën për ngritjen e përgjegjësisë për mësim
sistematik, pjesëmarrje në ligjërata, ushtrime, seminare debate publike etj.
8. UP-ja, duhet të marr përgjegjësit e veta dhe fillojë (sa më shpejt) në hartimin e një plani të detajizuar studimesh për minoritetet në rast se dëshiron të kultivojë kritere dhe standarde si Universitetet Evropiane. Kështu ajo do përgatitë UP-ës për kushtëzimet që tashmë janë në horizont…. nga BE-ja:
9. UP-ja, duhet të sigurojë që tash një lëvizshmëri e mësimdhënësve dhe studentëve në vijën horizontale, ku do të bëhet kyçja në rrjetat dhe programet e mobilitetit evropian:
10. UP-ja, duhet të tentoj të rris koperativitetin midis studentëve tanë dhe atyre evropian, përmes programeve të ndryshme, siç janë: SOCRATES dhe ERASMUS, që u jepen vendeve në tranzicion:
11. UP-ja, së fundi duhet të organizojë një studim empirik, ku do të përcilleshin të gjitha programet studimore. Për këtë qëllim do të duhej të organizon tri tipe evaluimesh: (1. përcjelljen e studimeve sistematike te studentëve të UP-s : 2. anketimin e studenteve pas përfundimit të studimeve bachelor: 3. anketimin e studentëve që tashmë kanë filluar të bëjnë karrierë)

Këshilla, Këshilla studentëve

Për hulumtimet shkencore

(Nga arkivi)

Një ndër pikat e dobëta të dëshmuara dhe të identifikuara të Programit të Bolonjës, në rastin e Universiteteve tona publike padyshim që janë kërkimet shkencore, pra aso kërkimesh që në sistemin edukativo arsimor të vendeve në zhvillim, në fakt janë alfa dhe omega e zhvillimit dhe përparimit. Ajo çka Sociologet kosovarë kujtojë që mendojnë se akoma mund të bëhet,është qe;
1. Çdo njësi akademike të ketë mundësinë e vetë të eksplorimeve shkencore përmes metodologjive me bashkëkohore:
2. Çdo njësi akademike, të organizoj Projekte investiguese për problemet, sfidat, dhe proceset edukativo arsimore ne Kosovë:
3. Çdo njësi akademike të ketë një buxhet, i cili në kooperim me ndonjë agjension, kompani private apo shtetërore, të filloj te angazhoj studentë të masterit (e pse jo edhe kandidat doktorant) për të bërë matjet e duhura shkencore për problemet dhe sfidat e ndryshme në UP dhe shoqëri:
4. Studentët e gjitha fakulteteve, sidomos në nivelin master do duhej të organizojnë investigime grupore të për temat për të cilat mungojnë përgjigje shkencore në lëndët dhe shkencat që i kemi në suficit. Etj.:
5. UP do duhej të marrë këto masa: (a) Te iniciojë aktivitet të përbashkët me MASHT për krijimin e buxhetit për kërkime shkencore që do të jetë pjesë përbërëse e buxhetit të UP : (b) Te shqyrtoje mundësinë e trajnimeve specifike te cilat do të rrisnin kapacitetet e stafit akademik për të përgatitur propozimet e projekteve për kërkime shkencore, në fondet e qeverisë, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare: (c)Te kërkojë nga secila njësi akademike/ fakultet që të ketë buletinin e publikimit të rezultateve të punës kërkimore duke aplikuar standardet e cilësisë dhe recensionit objektiv; (ç) Te sigurojë parapagimet për fondin e nevojshëm të publikimeve të reja në bibliotekën Universitare, në bibliotekat e fakulteteve dhe qasjen në bibliotekat elektronike: (d) Te konsolidohet veprimtaria botuese Universitetit…etj.etj.

Këshilla

“Skanoje”pak vetën në 2018-ën

“Skanoje”pak vetën në 2018-ën😉

1. Nëse, gjykimet Tueja të fshehta në 2018-ën, unisohen me ato publike kjo ka të bëjë me DREJTËSI😊;
2. Nëse, qëndrimet dhe gjykimet Tueja të fshehta në 2018-ën, bëhen më fisnike se ato publike kjo nënkupton se jeni në rrugë të MIRËSISË😀;
3. Por, nëse gjykimet, qëndrimet dhe mendimet Tueja të hapta, në 2018-ën bëhen më publike se ato të fshehta, kuptone që jeni në rrugë të GABUAR😕;