Thënie

Thënie dhe mendime

  1. MOSBINDJA qytetare është bazament, është fundament, është arterie kryesore e lirisë në demokraci😀! BINDJA e verbër, është poshtërim, ēshtë degradim, është kulmim e skllevërim i ambicieve tona qytetare🧐! (F.M.)
  2. Kosova ka nevojē për ALTERNATIVË QEVERISËSE, që INTERESIN e shtetndërtimit të pambaruar, ta vë mbi interesat PERSONALE E KLANORE të politikanëve oligark🧐
  3. Nacionalizmi populist ala Trump, në Europë po rikthehet ngadal,por sigurt… Jo si farsë, por, si realitet🧐
  4. A jemi NE shqiptarët, ky soj? Historia na mëson, se; Njē komb kurr s’mund të ushqej ambicie emancipuese, nëse, me vetëdëshirë në shpirtin e vetë, kultivon INFERIORITET e SERVILIZĒM ndaj kombeve e shteteve tjera…
  5. Serbia, për dallim nga demarkimi me Malin e Zi nuk po i “kërkon”8000 h, por, 25% të territorit të Kosovës!
    Hmm🧐!
    Me “korigjim” të trojkes,apo si?
  6. #PROTESTOQETASDHEMEDINJITETSOT# Kur është në rrezik KOMBI dhe SHTETI, nuk duhet pasur ndasi, as ideologji, e as Parti!
  7. Kosova ka nevojē për ALTERNATIVË QEVERISËSE, që INTERESIN e shtetndërtimit të pambaruar, ta vë mbi interesat PERSONALE E KLANORE të politikanëve oligark🧐
Thënie

Mendime, ide, brenga, këshilla, porosi

(Përmbledhje e disa mendimeve të publikuara në FB)

S’shkohet me duar në xhepa… në bisedime!
Serbia, ka kohë që është duke kërkuar një konsenzus të brendshëm nacional, për “bisedimet finale” me Kosovën, ndërkaq, qeveria jonë bënë ad hoc një Platformë 9 pikëshe, me (një faqe e gjysëm!?), dhe mendon se do t’i rezistoj lehtë makinerisë diplomatike dhe konsenzusit unik nacional serb😕!?
Folklor hesapi…

Çmenduria e transicionit shqiptar!?
Derisa në Perëndim të PASURIT bëjnë biznes e POLITIKANËT rikonfirmojnë ligjësinë e shtetit, në Shqipëri dhe në Kosovë POLITIKANËT bëjnë biznes duke e KORRUPTUAR shtetin, kurse të pasurit duke varfëruar atë!😕
(Pasus, nga libri: Paradigma e transicionit shqiptar)

Çfarë gazetarie kemi në Kosovë?
Gazetarët dhe media në Kosovë, duhet të synojnë standarde të larta dhe përsosmëri në aspektin e saktësisë dhe ndjeshmërisë, sidomos kur raportohet mbi çështjet që përfshijnë;
shtetësinë (e pambaruar);
kombësinë (e njejtësuar);
sovranitetin (e paqenë);
lirinë qytetare (të nëpërkëmbur); demokracinë (e vonuar);

Njeriu parimor, nëse njëherë shkel kodin e tij,ai e humb ligjësinë e parimësisë së proklamuar.I njejti pastaj bëhet broçkullan 😉!

Ta dini që;
Kosova, si rast “sui generis” është i vetmi shtet, që u krijua me “etiketën” e drejtave të njeriut… 😕!

Sa për mbamendje…
Qeveri me 5 zv/ kryeministra 21 ministra, mbi 80 zv ministra, rreth 400 këshilltarë, truproje,sekretare, vozitës, dashnore, etj!
As buxheti kinez, s’ kish mujt me përballu këtë?!

Liri e shprehjes, nuk është veç guximi për t’u shprehur, por edhe shprehja e guximshme😉

Defekti i ca TV-ve tona, qëndron në detyrimin dhe imponimin që ato po e ushtrojnë përmes llomotitjeve pa sens nga ca matrapaz😕

Historia e sociologjisë kolonialiste, na mëson se: vendet e çliruara nga të tjerët, gjithnjë ishin jostabile…😕

Absurdi ynë!
Kosova (me 95%) DE JURE është vend multietnik, por, përse Asociacioni (me 5%) duhet të bëhet DE FACTO, monoetnik!?😕

Lueja Kosovë, lueja!
KORRUPSIONI, në kulmim;
PASURIMI, enorm dhe i paligjshëm i politikanëve (si në Kolumbi);
KRIMI I ORGANIZUAR, në rritje “mbidetare” (si në Afrikë);
GJYQËSORI, peng i politikanëve oligark; EKONOMIA, në kolaps, shkaku i keqmenaxhimit…
Raporti i Komisionit Evropian, po thot…,😕 jo unë😀!

Në demokraci, ne do futemi vetëm atëherë kur politikanit lokal i dridhen këmbët kur flet me qytetar, e jo anasjelltas!?

Mëso, lexo…! Se në shoqëritë e paarsimuara, idealizimi i rolit të liderit, ka prodhuar veç injorancë e zhgënjim afatëgjatë😕

Nuk bëhet shteti me matrapaza, por me ekipe profesionale dhe platforma nacionale

Dyfytyrësia meskine e Vuçiqit, dhe ikonografia patriotike eThaçit, bëhen veq për konsum të brendshëm, e protagonizëm të jashtëm..

Kushtetuta kosovare, është e vetmja Kushtetutë në botë që superfaforizon një minoritet prej 5%, që kontrollon 25% territor! 😕

Ashpërsimi i gjuhës publike,në raport me Turqinë, VETËM sa shkon në favor të agjendave serbe,për ta reduktuar numrin e njohjeve…

Nuk ka fare rëndësi se çfarë kemi mësuar ne dje, me rëndësi është se çfarë dimë sot dhe ku i marrim këto dije

Dialogu interesant me akademikun Tironas…😕
Një mik i imi, akademik nga Tirona po më thotë; “Prof. je shumë kritik në prononcimet Tuaja publike! Unë po i them;… kritika ime mik, nuk është moralizim, por, një tentim përshkrimi sociologjik që i tejkalon caqet e analizës subjektive, për proceset dhe dukuritë që po ndodhin aktualisht në shoqëritë shqiptare…dhe derisa, këto procese e zhvillime objektive (padyshim: negative e anakronike) nuk ndryshojnë, as unë nuk mund ta ndryshoj qasjen! Sepse, te unë më nuk flet më profa, që e njeh Ti dhe ca miq tjerë, por, ndërgjegja e një pedagogu me një kogja përvojë të gjatë.
Këtij mikut, duke vazhduar bisedën i thash…që edhe studentët e mij i mësoj të mendojnë e gjykojnë me këtë metodologji, e “dioptri weberiane”, që në interpretimin e “fakteve” të reja sociale që ndodhin në shoqëritë e tranzicionit, është më adekuate. Atyre gjithnjë u them, që JU si gjeneratë e re duhet ta nuhasni gjithnjë nevojën e shkarkimit, nga ngarkesat e animet; klasore, statusore, gjinore, partiake, ideologjike, etj. që i hasni. Sepse, vetëm kështu mund ta ndërtoni skemën e saktë mbi proceset dhe zhvillimet, nēpër të cilat po kalon shoqëria…
Akademiku shqiptar, rrudhi krahët! Ke ne, më thotë… satisfaksionin shkencor po e rindërtojmë përmes lekut!
Mbeta pa tekst…😕

Më shumë se asnjëherë më parë na duhet menquria, maturia, pjekuria dhe reflektimi politik.
Urojë që të bëhet kështu!

Në gjithë “spektaklin” Gjuriq, më simptomatike po më duket heshtja e Kryeministrit!? Kushedi, ka ndonjë arsye të fortë ai😕

“Beteja” e sotme “don kishotiane”, nga ca deputet rrahagjoks, e stilit; “Sa më keq, aq më mirë”, është tejet e kobshme…

Thënie

Thënie

” Vetmia është më e mirë se shoqëria e keqe, ndërsa shoku i mirë është më i mirë se vetmia. Marrëveshja për të mirë është më e dobishme se heshtja, por heshtja megjithatë është më e mirë sesa marrëveshja për keq…”